Ivestitorët e Monegro sot në një konferencë për shtyp kanë treguar se ata kanë palne afatgjata në Kosovë dhe janë të gatshëm të gjejnë një dialog me autoritetet mbikëqyrse për të rifituar licencën në menyrë që kompania të funksionoj, shkruan Insajderi.
Ata kanë shprehur besimin se modeli i biznesit të kompanisë së tyre ishte në përputhje me ligjet ekzistuese në Kosovë. Megjithatë, kanë bërë të ditur se nëse është e nevojshme, janë të gatshëm të rregullojnë modelin akutal dhe të punojnë ngushtë me BQK-në.
:Operacionet tona gjithmonë kanë qenë të bazuera në transparencë, në parimet më të larta të qeverisjes koporative dhe përgjegjësi ndaj vendit në të cilin veprojmë. Ne gjithmonë i kemi respektuar të gjitha ligjet dhe rregulloret në Kosovë sepse duam të punojmëkëtu në plan afatgjatë. Prandaj vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës ishte një befasi për ne”, ka thënë Aldisumblejs, përfaqësues i aksionarëve të Monego.
Aksionarët e Monego, kanë bërë të ditur se javën tjetër do ta paraqesin një kerkesë në gjyaktë për shtyrjen e ekzekutimittë vendimit të BQK-së.
“Ne ndjemë përgjegjësi ndaj punojësve dhe klientëve tanë që të gjejmë menyrën e rikthimit të licencës së Monegro-s. Vendimi i likuiduesit Visar Zeneli për pezullimin e degëve krijon pasiguri të vendeve të punës për 250 punojnës të kompanisë në Kosovë. Andaj, ne i kërkojmë likuiduesit Z.Zeneli, të ketë transparencë të plotë në aktivitetin e tij, ndërsa nga Banka Qendrore kërkojmë që të konfirmojë që të gjitha fondet Monego do të ri-kthehen, duke filluar me gjëra bazike-hapjen e degëve në menyrë që njerëzit të mund të paguajnë kreditë e tyre, u shpreh Aldis Umblejs







