Monaco e gjen te Sevilla zëvendësuesin e Falcaos

Sevilla ka zyrtarizuar marrëveshjen për transferimin e Wissam Ben Yedder te Monaco.

Klubi nga Principata ka paguar 40 milionë euro për futbollistin, që shndërrohet kështu shitja më e shtrenjtë në historinë e Sevillas, duke kaluar edhe shumën që andaluzët përfituan nga Barcelona për kartonin e Dani Alvesit 11 vite më parë (37 milionë euro), lojtar i zbuluar nga Monchi për vetëm 550 000 euro.

Një marrëveshje me shumë përfitime për spanjollët, që e kishin blerë sulmuesin francez me origjinë nga Tunizia për vetëm 9.5 milionë euro nga Toulouse.

29-vjeçari ka luajtur 138 ndeshje në radhët e Sevillas, duke shënuar 70 gola dhe dhënë 22 asiste.

loading…