Prekëse

Momenti rrënqethës pas golit të Salah, shoku i përshkruan golin tifozit të verbër

Një moment prekës vjen nga stadiumi i Liverpoolit, aty ku tifozët shpërthyen në festime kur në minutën e 34-të, Mohamed Salah shënoi golin ndaj Napolit, që i siguroi “The Reds” kualifikimin për më tej.

Në radhën e parë gjendej edhe një tifoz i verbër, dhe pas golit, një shok i tij mundohet t’i shpjegojë mënyrën se si egjiptiani arriti të realizonte.

Liverpooli fitoi me rezultat minimal 1-0 në “Anfield” ndaj skuadrës së Carlo Ancelottit dhe mori biletën për fazën me eliminim direkt Champions League pasi përfundoi në pozitën e dytë në grup.