Momenti prekës, shërbëtorja e shpëton në kohë rekord vogëlushen pas shpërthimit në Bejrut VIDEO

Një shërbëtore në një prej shumë shtëpive të shkatërruara në Bejrut të Libanit, ka vepruar me shpejtësinë e dritës për të mbrojtur një vajzë të vogël pas shpërthimit të fuqishëm.

Në pamjet filmike duket gruaja e cila po bën punët e shtëpisë dhe në momentin e shpërthimit ajo vepron sa hap e mbyll sytë për të tërhequr vogëlushen nga krahu e për ta çuar në vend të sigurtë.

Duket që nga shpërthimi thyhen të gjitha xhamat e dhomës ku vajza e vogël luante. Nga kjo tragjedi kanë humbur jetën mbi 137 vetë dhe mbi 5000 janë plagosur.

Autoritetet thonë se numri i të vdekurve do të rritet, pasi shumë prej trupave ende nuk janë nxjerrë nga rrënojat.