Momenti kur zjarrfikësit shpëtojnë fëmijën nga zjarri që përfshiu pallatin në Tiranë

Zjarrfikësit e Tiranës kanë shpëtuar një fëmijë mbrëmjen e sotme, kur flakët e zjarrit kanë përfshirë katin e dytë të një pallati në zonën e Freskut në Tiranë.

Forcat zjarrfikëse arritën të vinin nën kontroll zjarrin në kohë rekord.

Si pasojë e flakëve ka vetëm disa dëme materiale, ndërsa familjarëve u është dhënë menjëherë ndihma e shpejtë.

Aktualisht po monitorohet situata nga shërbimet e Komisariatit numër 4 në kryeqytet.

Në video duket heroi zjarrfikës, i cili mban në duar fëmijën që shpëtoi./tch/

Për të parë videon kliko KËTU