Ushtarakët e Kërkim Shpëtimit në Ujëra, të FSK-së, pas një operacioni të gjerë kërkimi në Lumin Lumbardh, lokacioni Grabanicë e Klinës, nga ora 13:30 deri në orën 16:00, kanë arritur të nxjerrin nga uji trupin e pajetë të personit B.U. (76) nga Bokshiqi i Klines.
Binak Uka 76 vjeçar nga fshati Bokshiq i komunës së Klinës, është zhdukur mëngjesin e 5 qershorit. I moshuari nuk e ka marrë me vete kuletën e as telefonin. Sipas familjarëve ai nuk ka vuajtuar nga asnjë sëmundje.
Nga shtëpia ka dalë pa paralajmërim, familja bashkë me policinë kanë qenë në kërkim të tij por, deri më parë nuk kanë pasur informacion për vendodhjen e tij. /Ballkani.info/










