Momenti kur stadiumi “shpërthen” në ovacione kur Armando Broja zëvendësohet, valvitet edhe flamuri shqiptar

Armando Broja zhvilloi një paraqitje fantastike kundër Brentford.

Sulmuesi shqiptar shënoi golin e tretë për Southamptonin, megjithatë u desh të largohej nga loja shkaku i lëndimit.

Në momentin e zëvendësimit, nuk munguan ovacionet në stadium, ku kishte dhe tifozë shqiptarë që ishin të pranishëm të cilët valvitën flamurin shqiptar.

Se Broja është rikthyer në lojtarin kyç të skuadrës tashmë po tregohet ndeshje pas ndeshje, ndërsa ka fituar edhe zemrat e tifozëve të klubit.