Të paktën dhjetë persona u lënduan pasi një skelë metalike u shemb mbi tifozët holandezë të futbollit gjatë një ndeshjeje miqësore në Holandë.

Struktura gjigante metalike u përplas në ajër, duke shtypur tifozët e futbollit poshtë saj teksa shikonin ndeshjen Eredivisie FC Twente – Stevo në Geesteren, raporton Daily Mai.

Ndërsa tifozët bërtisnin të tronditur, lojtarët e Twente dhe shikuesit nxituan për të ndihmuar ata që kishin ngecur nën vinç, derisa të mbërrinin shërbimet e urgjencës.

Transmetuesi shtetëror holandez NOS ka thënë se 10 persona ishin plagosur dhe dy të tjerë ishin në një gjendje të rëndë në spital.

Policia tani e ka bërë zonën të sigurt dhe po heton për shembjen e papritur.

De Telegraaf raportoi se policia kishte rrethuar zonën dhe po hetonte incidentin, por konfirmoi se zona tani është e sigurt.

Beelden vanuit het vak waar het megaspandoek, dat bij Stevo-FC Twente is losgekomen van de kraan, op is terechtgekomen. Schrik en paniek bij de supporters. pic.twitter.com/mdi1Vn53VT

— Jeroen Kapteijns (@JeroenKapteijns) June 22, 2024