Momenti kur skafi në Ksamil rrezikon ta godasë zhytësin në bregdet

Dje në jug të Shqipërisë një motoskaf goditi për vdekje një 7-vjeçare e cila ishte duke u larë në bregdet.

Derisa viktima ndërroi jetë në vendin e ngjarjes si pasojë e plagëve të marra, drejtuesi i motoskafit u arrestua nga forcat e rendit.

Ngjarja e djeshme ka tronditur opinionin në Shqipëri e Kosovë, duke nxitur edhe një herë debatin se si bizneset e motoskafëve dhe anijeve nuk respektojnë rregullat e ligjet, duke mos mbajtur distancë nga bregdeti.

Në një video të postuar nga “JOQ”, një zhytës ka dërguar një video nga Ksamili ku pasi del nga uji ku ishte zhytur, në drejtim të tij vije një skaf i cili rrezikon ta godasë.

Reagimi i shpejtë i zhytësit e ka shpëtuar atë nga ndonjë goditje e mundshme nga skafi.