Një shtetase kroate me iniciale Z.L., e moshës 41 vjeçare ka humbur jetën pasi e njëjta kishe rënë nga një terren i thepisur malor dhe me borë në “Majen e Jezercës”.

Për gjetjen e shtetases kroate ishte njoftuar edhe Salla Operative e Komisariatit të Policisë së Tropojës.

“Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, së bashku me ekipin mjekësor të spitalit të Tropojës dhe ekipin e kërkim-shpëtimit, janë nisur bashkë me helikopterin e Emergjencave Civile, drejt adresës së dhënë. Pas disa orësh kërkime nga shërbimet e Policisë, turistët u lokalizuan në vendin e quajtur “Maja e Jezerces”, thuhej në njoftim.

Për t’iu dalur në ndihmë Sallës Operative të Komisariatit të Policisë së Trupojës ishin angazhuar edhe reparti i Kërkim Shpëtimit Malor të Kosovës.

Ndërsa, pas disa orësh kërkimi është bërë e mundur gjetja dhe nxjerrja e shtatë turistëve të cilët ishin bllokuar në Malin e Jezercës ku orë më parë u njoftua se një turiste kroate 41 vjeçare me inicialet Z.I humbi jetën si pasojë e rrëshqitjes në një terren të thepisur.

Ministria e Brendshme e Shqipërisë ka njoftuar se pesë nga alpinistët kroatë të asistuar nga Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës, po kthehen tek e mjetet e tyre, në territorin e Malit të Zi.

“Dy turistë të tjerë u transportuan me ndihmën e helikopterit në qytetin e Bajram Currit, thuhet në njoftimin e MPB-së./Ballkani.info/