Momenti kur serbët tentojnë të hyjnë në ambientit ku mbahet festivali “Mirëdita, Dobar Dan” (VIDEO)

Një grup i vogël prej rreth 20 vetave në Serbi kanë protestuar për të kundërshtuar mbajtjen e festivalit “Mirëdita, dobar dan” në Beograd.

Protestuesit kanë tentuar të afrohen tek hapësirë në të cilën po mbahet festivali, por ata janë lejuar nga policia.

“Kosova është Serbi”, “Nuk i lejojmë festivalet kur serbët në Kosovë maltretohën”, kanë qenë thirrjet e protestuesve, të cilët po ashtu kanë lëshuar këngë nacionaliste.

Milica Gjurgjeviq, organizatore e protestës ka thënë se është e patolerueshme që Kosova të paraqitet në Beograd si shtet.

“Është e patolerueshme që Kosova të paraqitet si shtet këtu. Në këtë festival do të paraqiten filma që policinë serbe i paraqesin si terroristë”, ka thënë ajo.