Momenti kur Ruiz në fundin e meçit i kërkoi Joshuas të boksonin më fort, por kampioni i qëndroi larg

Anthony Joshua ka arritur ta fitojë rimeçin ndaj boksierit meksikan, Andy Ruiz.

Meçi i zhvilluar në Arabinë Saudite i takoi britanikut që fitoi me vendim unanim të gjyqtarëve pas 12 raundeve.

Joshua ishte më i mirë në ring, por diti edhe të përdorë taktikë të fortë, duke e goditur nga distanca Ruizin.

Meksikani nuk pati shumë rast t’i afrohej, pasi Joshua vazhdimisht lëvizte në ring duke iu shmangur goditjeve të fuqishme të Ruizit.

E në sekondat e fundit të meçit, meksikani kërkoi nga Joshua që t’i afrohej dhe të boksonin më fortë, por kjo kërkesë e tij nuk u aprovua nga britaniku që vazhdoi deri në fund me stilin e tij.

Gjithsesi Ruiz ka marrë respektin nga adhuruesit e boksit të cilët e kanë vlerësuar shumë boksierin meksikan për guximin. 

https://www.youtube.com/watch?v=hh-v9xqQXzI