Shefi i Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA), William Burns, po qëndron në Kosovë.
Ai ka zhvilluar takim me Vjosa Osmanin në objektin e Presidencës.
Ballkani.info fillimisht raportoi për takimin e Osmanit me Burns, i cili nisi rreth orës 15:00.
Pak para përfundimit të takimit, me urdhër të Policisë, mediat janë detyruar të largohen nga hapësirat e afërta të Kuvendit dhe Presidencës.
Siç raporton Ballkani nga vendi i ngjarjes, shefi i CIA-s, tashmë është larguar nga Presidenca.









