Momenti kur një veturë ‘shkëput’ derën e një automjeti tjetër në Angli

Ky është momenti kur një shofer makine shpëtoi pa lëndime, mirëpo dera e këtij automjeti u ‘shqye’, gjatë përplasjes me një makinë tjetër.

Sipas DailyMail, e gjithë ngjarja besohet të ketë ndodhur në qytetin Sunderland të Anglisë, derisa pamjet u xhiruan nga një makinë tjetër që po kalonte.

Instruktori i vozitjes Peter Scott, po kalonte “Freelander-in” i parkuar në anën e kundërt të rrugës, kur u afrua një Ford Fiesta i bardhë.

Shoferi i Freelander hapi derën, me sa duket pa shikuar, dhe Fiesta e goditi atë, duke ia ‘shkëputur’ derën.

https://www.dailymail.co.uk/news/article-9942589/VIDEO-Sunderland-motorist-loses-car-door-opening-oncoming-traffic.html#v-7976498185897068155