Bombardimet e NATO-s në vitin 1999 i dhanë lirinë Kosovë nga kthetrat e regjimit serb.
Pas shumë vrasjeve dhe masakrave, shqiptarët e Kosovës falë intervenimit të NATO-s nga ajri dhe luftës së UÇK-së nga toka, arritën lirinë e shumëpritur.
Në 78 ditë bombardimesh të forcave ajrore të NATO-s u shkatërruan shumë fabrika dhe ura nga të cilat serbët rrezikonin më së shumti dhe nga ku e bartnin armatimin në Kosovë, si dhe kundërsulmonin me raketa nga toka aeroplanët e NATO-s, shkruan Ballkani.info.
Një sulm i tillë ka ndodhur edhe në urën e njohur të Varvarinit, moment ky që ishte xhiruar nga kamerat e aeroplanit që lansoi raketën.
Në këtë sulm ishin vrarë shtatë persona dhe shumë të tjerë ishin plagosur.
Në videon më poshtë mund t’i ndiqni edhe rrëfimet e të mbijetuarve:







