Momenti kur kryetari Izmir Zeqiri hyn në ndërtesën e Komunës së Zubin Potokut

Kryetari i zgjedhur i Komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, i cili ka qëndruar për një kohë të gjatë në stacionin policor atje, tashmë ka dalë jashtë tij.

Ai në këto momente veçse ka hyrë në objektin e komunës, ka raportuar gazetarja e Klan Kosovë.

Ndërkohë, te ndërtesa e Komunës së Zubin Potokut, policia e ka bërë pastrimin e terrenit, duke larguar qytetarët që më parë kishin bllokuar hyrjen.

Policia i ka larguar protestuesit duke përdorur gaz lotsjellës.