Krimineli serb Zeljko Raznatoviq, Arkan vazhdon të ngjallë neveri në opinion sa herë që shfaqet ndonjë video e tij.

Së fundmi në rrjetet sociale është shfaqur një video e Arkanit gjatë luftës në Kroaci, përkatësisht në Osijek të këtij shteti.

Në pamje shihet se si si Arkani dhe ushtria e tij marrin peng një ushtar të JNA-së (Armatës Popullore Jugosllave).

Në momentin që Arkan e kupton se i njëjti ishte me prejardhje shqiptar nisë ta maltretojë duke e përqeshur dhe në një moment ia nisë të flasë në shqip.

“O Kadri çka po bon…a? Kurgjo…”, dëgjohet duke i thënë ai të riut shqiptar teksa e godet.

Të njëjtin pastaj e detyrojnë të pijë pije alkoolike.

Ky i ri shqiptar, me fatin e të cilit nuk dihet se çka ka ndodhur shihet se ishte i paarmatosur.

Armata Popullore Jugosllave u krijua në vitin 1951 për t’i shërbyer Republikës Federale Socialiste e Jugosllavisë. Më vonë, e njëjta u vu nën kontroll të drejtpërdrejtë të shteteve individuale. JNA mbeti afër autoriteteve të Beogradit dhe veproi sipas urdhrave të tyre në zonat e luftës në Bosnjë, Slloveni dhe Kroaci.