Momenti kur helikopteri i presidentit kolumbian goditet nga të shtënat me armë

Së fundmi në media kanë dalë pamje nga momenti i goditjes së helikopterit ku udhëtonte presidenti i Kolumbisë Iván Duque.

Nga pamjet shikohet momenti kur helikopteri që fluturon mbi një qytet në departamentin e Norte de Santander afër kufirit me Venezuelën të premten.

Ndër të tjera bëhet me dije se, dhjetëra të shtëna u qëlluan në drejtim të tij, përpara se të aterronte në mënyrë të sigurt në Aeroportin Camilo Daza në Cúcuta.