Momenti kur helikopterët përplasen mes vete, pilotët shpëtojnë mrekullisht

Ky është momenti i pabesueshëm kur dy helikopterë u ngatërruan me njëri-tjetrin, duke shkaktuar një shkatërrim të pabesueshëm.

Momenti i përplasjes u kap nga kamerat e sigurisë dhe u publikua në Facebook, ku deri më tani videoja është shikuar më shumë se 20 milionë herë.

Në video shihet një helikopter duke qëndruar në pistë, përderisa një tjetër shihet duke iu afruar pistës.

Ndërsa i afrohet pistës, helikat e tij prekin ato të helikopterit tjetër, duke shkaktuar një shkatërrim të pabesueshëm.

Për fat të mirë pilotët e të dy helikopterëve ia dolën që të shpëtojnë, pa pësuar as edhe lëndimin më të vogël. Shikojeni momentin e pabesueshëm:

https://www.youtube.com/watch?v=qHMhsD8OFCs