Momenti kur Haskuka i VV-së në mënyrë tinzare tentoi ta poshtëronte Isa Mustafën duke e lagur me ujë VIDEO

Tashmë kanë mbetur edhe pak orë deri te momenti kur KQZ-ja do t’i certifikojë rezultatet e zgjedhjeve të 6 tetorit dhe kështu t’i hap rrugë konstituimit të Kuvendit dhe më pas edhe formimit të Qeverisë së re të Kosovës.

Në këtë rrafsh, qeveria pritet të formohet mes dy partive, VV-së së Albin Kurtit dhe LDK-së së Isa Mustafës, dy partive që dikur ishin armiqësuar keq me njëra-tjetrën.

Ky armiqsim erdhi në momentin që kryetari i LDK-së u pat zgjedhur kryeministër i vendit në një koalicion me PDK-në, shkruan Ballkani.info.

Aso kohe ish kryeministri Mustafa u pat sulmuar në disa raste nga njerëzit e Albin Kurtit, njeriut që tash Isa Mustafa do ta bëjë kryeministër.

Shtëpia e Mustafës në Prapashticë ishte cak i protestave të aktivistëve të VV-së, pastaj shtëpia në Prishtinë, si dhe sulmet në qeveri dhe në Kuvend.

Nga sulmet e shpeshta ndaj Mustafës, është edhe ai në Kuvendin e Kosovës, kur nënkryetari aktual i VV-së dhe kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, në mënyrë tinzare tentoi ta lagte me ujë Mustafën.

Derisa deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ismail Kurteshi ishte duke e mbajtur fjalimin e tij, deputeti Mytaher Haskuka provoi që ta gjuaj me ujë kreun e ekzekutivit, Isa Mustafa.

Ky sulm kishte ndodhur në seancën e 10 marsit të vitit 2016.

Në video shihet se si ish deputeti Haskuka dhe Aida Dërguti diskutojnë apo thënë ndryshe mirren vesh me njëri-tjetrin për këtë veprim.

Mirëpo, edhe pse Haskuka tentoi, ishte sigurimi i kryeministrit Mustafa i cili pengoi që uji të arrij deri tek Mustafa.

Pas këtij veprimi, Haskuka ishte arrestuar nga Policia e Kosovës. /Ballkani.info/