Gjatë ditës së sotme në Ferizaj, është sulmuar përsëri gruaja e komunitetit rom.

E njëjta, ishte sulmuar para dy ditëve në Lipjan nga një grup i nxënësve.

Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale, shihet moment kur viktima goditet nga një person i cili mbetet i panjohur për organet e rendit.

Video (+18):

Ballkani.info ka kontaktuar edhe me deputetin e komunitetit rom, Albert Kinolli, i cili ka treguar detaje nga ngjarja dhe biseda që ka pasur me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Rashit Qalajn.

Lexoni deklaratën e deputetit: Policia e bëri punën e vetë, gruaja rome me vetëdëshirë u largua nga strehimorja dhe doli në qytet