VIDEO

Momenti kur eskaloi situata në “El Clasico”, futbollistët kacafyten mesvete

Barcelona ka shënuar fitore ndaj Real Madridit në “El Clasicon” e cila u zhvillua në Las Vegas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Katalonasit triumfuan minimalisht 0:1 ndaj “Los Blancos”, në ndeshjen që filloi në orën pesë të mëngjesit me kohën tonë lokale.

Ishte Raphinha që shënoi golin e vetëm të ndeshjes në minutën e 27-të.

Ishte minuta e 43-të, kur pas një ndërhyrjeje në Vinicius Junior, situata eskaloi mes lojtarëve të të dyja ekipeve.