Momenti kur ekzekutohet me breshëri plumbash Bledar Birçaj në Vlorë VIDEO

Në emisionin “Opinion” është publikuar sot në mbrëmje për herë të parë në media, video e frikshme e atentatit ndaj Bledar Birçajt në Vlorë, i cili ndodhi sot paradite te zona e quajtur “Bishti i Kalldrëmit”.

Siç shihet në video, një makinë Benz CLS ndalon në rrugë, ndërsa drejt vjen një makinë e zezë. Pass saj ishte BMW X5 ngjyrë gri të cilën po e drejtonte Bledar Birçaj.

Dy atentatorët kanë dalë nga BENZ-i dhe e kanë qëlluar me armë automatike, duke e lënë të vdekur në vend. Pasagjeri i mbijetuar del me vrap nga makina dhe largohet.