Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, duket se ka një simpati të veçantë për dy liderët aktual të Serbisë.

Përveç që e merr në përqafim kryeministren Ana Brnabiq, Rama të njejtën gjë e bën edhe me ministrin e propagandës të kasapit të Ballkanit, Aleksandar Vuçiqin.

Në një video shihet se si ai gjatë një takimi, e merr në grykë Vuçiqin, e ia rrah shpinën.

Përveç kësaj afërsie fizike, Rama e Vuçiq, këta muajt e fundit kanë qenë bashkë edhe në idenë për korrigjim të kufijve.

Lidhur me këtë treshe, ish-kryengociatorja Edita Tahiri, ka folur në një emision televiziv në Shqipëri. Sipas saj në Samitin e Berlinit që u mbajt më 29 prill, kanë dështuar Thaçi, Rama e Vuçiq, bashkë me idenë e tyre për korrigjim të kufijve.

https://www.televizioni.tv/upload/videos/2019/05/SGhLy2tc9PN5siE6uTbY_03_aa46e98562ed8ece277cd4fb8f0946d5_video_240p_converted.mp4