Në Turqi së fundmi është publikuar një video, ku shihet qartë se si droni i Ushtrisë turke, Bayraktar TB2, sulmon ushtarët e grupit paramilitarë rus Wagner. Bazuar nga pamjet e videos thuhet se kishte viktima nga radhët e Wagner.
Video e cila është shfaqur së fundmi thuhet se është nga viti i kaluar dhe ishte bërë gjatë betejës së Tripolit.
Klikoni këtu për ta parë Videon e plotë

Rusia kishte dërguar ushtarët e saj në Libi, për të ndihmuar trupat rebele të gjeneralin Khalifa Havtar. Ushtarët rusë në Libi ishin si pjesë e grupit paramilitarë të Wagner, grup ky i krijuar nga njeriu i afërt i Putin, Yevgeny Prigozhin. Mercenarët e Wagner kishin marr pjesë në luftime edhe në Ukrainë, Siri dhe së fundmi edhe në Republikën Qendrore Afrikane.
Gjatë luftimeve të vitit të kaluar, forcat qeveritare libiane ishin mbështetur nga Turqia, çka edhe kishte ndikuar në zmbrapsjen e trupave rebele të gjeneralit Haftar, trupa të cilat ishin mbështeten nga Rusia si me armatime ashtu edhe me luftëtarë rus. /Ballkani.info/







