Momenti kur Distria Krasniqi e përplas në dysheme rivalen dhe fiton medaljen e artë në “Oran 2022”

Distria Krasniqi i ka fituar medaljen e parë të artë Kosovës në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”.

Xhudistja kosovare fitoi në finale kundër garueses kroate, Ana Viktorija Puljiz, shkruan Demokracia.com.

Krasniqi triumfoi me IPPON ndaj kroates në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Faqja zyrtare e Komitetit Olimpik të Kosovës ka publikaur pamjet e këtij dueli dhe momentit kur Distria Krasniqi fiton me IPPON në fund.

PAMJET: