Momenti kur Dardan Krivaqa, i dyshuar për vrasjen 18-vjeçares në Ferizaj, tenton të fshihet nga Policia?

Dardan Krivaqa vazhdon të jetë në kërkim nga Policia e Kosovës.

Dardan Krivaqa është i dyshuar për vrasjen e 18-vjeçares M.O në Ferizaj, shkruan lajmi.net.

Ai bashkë me një të dyshuar tjetër e kishin dërguar të ndjerën në spitalin e Ferizajt pa shenja jete dhe na aty janë larguar.

Më pastaj, policia ka arritur ta arrestojë njërin të dyshuar, kurse Krivaqa vazhdon të jetë në kërkim nga policia.

Gjatë ditës së djeshme, qytetarët në Ferizaj kanë lajmëruar policinë, duke thënë se kanë parë të dyshuarin rrugëve të Ferizajt.

Në një video të siguruar nga lajmi.net, një person shihet duke tentuar të arratiset dhe i njëjti dyshohet të jetë Dardan Krivaqa.

Njësia Speciale mbrëmë kanë bastisur banesën e Krivaqës, ku dyshohet të jetë kryer vrasja e M.O.

Thuhet se i dyshuari ka ndryshuar pamjen, duke prerë flokët dhe ka vendosur një kapele në kokë, në mënyrë që të mos njihet.