Marshi për Lulzim Fejzullahun që mbeti i vdekur në Podujevë ditë më parë, u organizua nga dajat e tij.

Por, për një moment, kur u tha se marshi u krye, ka kundërshtuar djali i dajës së Lulzimit.

Ballkani.info ishte aty kur personi që kundërshtoi pati një replikë edhe me pjesëtarin e policisë, duke i thënë se marshi nuk duhet të kryhej në sheshin e Podujevës, por, në vendin ku u nis.

Sidoqoftë, marshi vazhdoi ashtu siç ishte planifikuar, pra, në vendin ku ndodhi krimi.