Momenti kur burri e sulmon kërcimtaren me shqelm, në pjesën e gjoksit

Një kërcimtare në Pakistan është dhunuar nga një burrë, teksa ishte duke vallëzuar në një dasmë.

Raportohet se burrit nuk i kishte pëlqyer mënyra se si vajza po vallëzonte dhe për këtë arsye e ka goditur fuqishëm me shqelm, në pjesën e gjoksit.

Pas reagimit të dasmorëve, burri thuhet se është justifikuar me faktin se, “nuk i lejohet femrave të kërcejnë në atë mënyrë të turpshme, në një ambient që ka shumë meshkuj”.

Për më shumë ju ftojmë të ndiqni fotot e mëposhtme.