Në prag të shënimit të 20 vjetorit të çlirimit dhe përfundimit të luftës në Kosovë, ish-presidenti Bill Klinton po viziton Kosovën tashë të lirë dhë të pavarur.

Si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vitin 1999, Bill Klinton i parapriu vendimit për bombardimin e caqeve Serbe.

Më poshtë ju sjellim momentin kur Presidenti Klinton deklaron vendimin e tij parap popullit Amerikan dhe gjithë botës për bombardimin e e Serbisë:

“Të nderuar bashkëatdhetarë, sot forcat tona në bashkëpunim me forcat aleate të NATO-së kanë filluar bombardimin e forcave serbe, e cila është përgjegjëse për brutalitetin dhe masakrat në Kosovë. Kemi marrë këtë vendim për të shpëtuar qindra mijëra njerëz të pafajshëm nga sulmet ushtarake..”, kishte thënë ndër të tjerash Klinton. /Ballkani.info

Pjesë e shkëputur nga video: