Momenti kur autori i vë flakën automjetit në Vlorë, u dogj edhe vetë

Tre makina janë djegur gjatë natës në lagjen “28 Nëntori” të qytetit të Vlorës.

Top Channel njofton se personi që i ka vënë flakën makinave në Vlorë në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme është lënduar edhe vet.

Nga pamjet e siguruara nga kamerat e sigurisë, duket autori që ka vendosur zjarrin në një automjet dhe më pas është larguar.

Në momentin që ka hedhur benzinë drejt makinës që kishte qëllim për të djegur (Fordin e kuq), nga flakët mori edhe bidoni që mbante në dorë.

Nga frika autori ka hedhur bidonin me benzinë në drejtim të automjeteve të tjera duke i dëmtuar edhe ato.

Policia ende nuk ka një autor të dyshuar për zjarrvënien por dyshon se është e qëllimshme.  Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 ku makinat kanë qenë të parkuara poshtë pallatit.