Momenti kur arrestohen zyrtarët e dyshuar për dallavere me patentë shoferë (VIDEO)

Gjatë ditës së sotme, Policia e Kosovës përkatësisht departamenti i Krimeve Ekonomike, ka zhvilluar një aksion nën dyshimin për dallavere me patenta shoferi.

Aksioni ka zgjatur disa orë, ndërsa janë arrestuar mbi dhjetë persona.

Lajmin për Ballkani.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Daut Hoxha, i cili ka thënë se nuk mund të japë më shumë detaje rreth aksionit.

Hoxha ka thënë se do të lëshojnë komunikatë për media pas mbarimit të procedurave, por e ka konfirmuar operacionin e policisë.

Aksioni është zhvilluar në disa lokacione dhe ka pasur edhe bastisje. /Ballkani.info

VIDEO:

loading…