Momenti i tmerrshëm kur një i ri në Preshevë merr flakë nga rryma (VIDEO)

Një video në rrjetet sociale ka qarkulluar, tregon momentin kur një emigrant 18 vjeçar përfshihet nga flakët. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Preshevës.

Në video, mund të shihet se personi po qëndronte mbi vagon, ndërsa në momentin që i prek telat e vagonit, atë e zë rryma, dhe menjëherë bie në tokë.

Ndërsa, edhe një person tjetër ishte duke qëndruar afër tij, e që menjëherë pas incidentit, ai shihet teksa gjuhet në tokë, me gjasë për ta ndihmuar viktimën.

loading…