Momenti i tmerrshëm nga aksidenti në “Ibrahim Rugova”, një person shihet i shtrirë në rrugë VIDEO

Përgjatë ditës së sotme, kanë ndodhur dy aksidente trafiku përbrenda dy orëve në autostradën “Ibrahim Rugova” në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

“Mund të konfirmojmë se, sot me 29.12.2020 në autostradën “Ibrahim Rugova”, në intervalin kohor prej orës 12:50 deri në 14:30, janë raportuar dy aksidente të trafikut. Njësitet policore kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me raste”, tha Kelani.