Momenti i shpërthimit të madh në Serbi, humbin jetën të paktën dy persona VIDEO

Një shpërthim i madh ka ndodhur sot pasdite në jug të Serbisë, në vendin Leshtane në afërsi të Beogradit, ku kanë humbur jetën të paktën dy persona, bëjnë të ditur mediat serbe. Shumë të tjerë janë lënduar.

Deri më tash nuk ka informacione zyrtare pse ndodhi ky aksident.

Eksplodimi ka ndodhur në magazinën e firmës “Edepro” që merret me prodhimin e pjesëve për raketa dhe lëndë djegëse për to.

Mediat raportojnë se kanë shpërthyer 500 raketa me nga 30 kg lëndë djegëse, duke krijuar një krater të madh në vendin ku ishte magazina.

“Ishte depo e 500 raketave me nga 30 kg lëndë djegëse. Pas eksplodimit erdhi deri te zjarri”, ka thënë komandanti i zjarrfikësve të Beogradit, Milosh Majstoroviq, përcjell b92.