Momenti i rëndë kur banorët largohen të rrezikuar nga objekti që u përfshi nga zjarri në Prishtinë (VIDEO)

Sot rreth orës 15:30 në rrugën “Rrustem Statovci” në Prishtinë, nga flakët janë përfshirë dy objekteve.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe zjarrëfikësit, banorët janë evakuar, konfirmohet se nuk është lënduar asnjë njeri. Zjarri dyshohet se është shkaktuar nga persona që në mënyrë ilegale kanë punuar në kabllo elektrike dhe njësorët e rrymës.

“Mbështetur në rezultatet e para të hetimit si dhe të atyre të ekzaminimit të vendngjarjes është ngritur dyshimi e bazuar se tymi mund të jetë shkaktuar nga faktori njeri, saktësisht nga persona të dyshuar që në mënyrë ilegale kanë qenë duke punuar në kabllo elektrike dhe njësorët e rrymës, të cilat janë të vendosura në ndërtesat në fjalë. Gjë për të cilën policia ka shoqëruar në stacion policor një person të dyshuar”, ka thënë për Ballkani.info, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Pamje nga vendi i ngjarjes: