Kuvend

Momenti i qartë kur Rama qëllohet me vezë në bark, tjetra i kalon mbi kokë (VIDEO)

Sapo kryeministri Edi Rama ka marrë fjalën sot në Kuvend, ka thumbuar opozitën, duke thënë se u kthye në Kuvend me mandate të pjekura dhe jo të djegura dhe duke deklaruar se 40 minutëshin e fjalës së tij do ia falte kryedemokratit Lulzim Basha.

Po kjo deklaratë e tij nuk është pritur mirë nga deputetët demokratë Endri Hasa dhe Gent Strazimiri.

Hasa është ngritur nga karrigia për të sulmuar fizikisht kryeministrin Rama, por forcat e Gardës kanë ndërhyrë në kohë.

Ai e ka qëlluar me një vezë Ramën, e cila e ka prekur në bark, ndërsa e dyta i ka fluturuar mbi kokë teksa më tej deputeti është ndaluar nga Garda e Shqipërisë.

Pamjet e qarta/ “Një e kapi në shenjë, e dyta jo!”, videoja e plotë si u përlye Rama me vezë on Vidnews.