MOMENTI i përleshjes fizike ndërmjet deputetëve të VV-së dhe atyre të LDK-së VIDEO

Ka eskaluar situata në Kuvendin e Kosovës, ku disa deputetë edhe janë përleshur mes vete.

Situata është tensionuar pak para përfundimit të seancës ku po diskutohej për temën e të pagjeturve.

Inicuesja e kësaj seance, Sarada Bogujevci ishte duke folur në foltore, kur situata eskaloi.

Kryesuesja  e seancës, Arbërie Nagavci disa herë u ka tërhequr vërejtjen deputetëve që të ulen në mënyrë që të vazhdojë seanca, por të njëjtit kanë vazhduar përplasje verbale, për të kaluar edhe në atë fizike.