Momenti i likuidimit të ish-zyrtarit ukrainas, që kaloi në anën e rusëve

Një video rrëqethëse e filmuar nga kamerat e sigurisë dhe që së fundmi është shfaqur në rrjetet sociale dhe mediat ndërkombëtare – tregon momentin e vrasjes së Askyar Laishev, ish-zyrtarin ukrainas që kaloi në anën e rusëve.

Laishev punonte për sigurimin e brendshëm të Ukrainës i njohur si SBU, para se t’i bashkohet të ashtuquajturës Republika Popullore e Luganskut që e mbështet Moska.

Mediat ukrainase raportojnë se Laishev kishte qenë gjallë pas shpërthimit, por disa orë më vonë ka ndërruar jetë në spital.

Siç raporton Daily Mail, ky likuidim ngjan me vrasjen e Ivan Sushku në Zaporizhzhia që ndodhi në fillim të kësaj jave.

E së fundmi është publikuar edhe videoja nga kamerat e sigurisë, ku shihet se si vetura e Laishevit shpërthen në rrugën Shevchenko në Starobilsk të Luganaskut që kontrollohet nga rusët. /Telegrafi