Momenti i largimit të serbëve drejt Mitrovicës dhe gëzimi i kosovarëve më 12 qershor ’99 (VIDEO)

Sot Kosova shënon 20 vjetorin e çlirimit. Në këtë ditë të shënuar, kosovarët janë falemnderuar për SHBA-të dhe aleatët që ndihmuan bashkë me UÇK-së, çliruan Kosovën.

Me të hyrë forcat e NATO-s, respektivisht të KFOR-it, nga Kosova janë larguar edhe forcat militare dhe paramilitare serbe.

Në këtë video shihen se si serbët largohen nga Kosova, ndërsa aty afër janë edhe disa policë serbë që nuk dinë çfarë të bëjnë. Aty forcat e KFOR-it presin që të gjithë policët dhe ushtarët serbë të iknin nga Kosova. /Ballkani.info/