Momenti i arrestimit të dhunshëm të kameramanit të ‘Ekonomia Online’ nga policia

Policia e Kosovës ka arrestuar dhunshëm kameramanin e agjencisë së lajmeve ‘Ekonomia Online’ teksa po xhironte ndërhyrjen e policisë në objektin e ndërmarrjes ‘AgroKosova Holding’ pas kërkesës së Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

Pjesëtarët e policisë kanë arrestuar kameramanin dhe e kanë shoqëruar deri tek vetura zyrtare.

Ndërmarrja AgroKosova Holding kanë kundërshtuar ta lirojnë objektin, me ç’rast ka pasur përplasje mes policisë dhe zyrtarëve të ndërmarrjes.

Policia ka kërkuar që zyrat të lirohen, por një gjë e tillë është kundërshtuar nga zyrtarët e ndërmarrjes.

Pronari dhe avokati i kësaj ndërmarrjeje kanë kërkuar bazën ligjore të AKP-së për këtë veprim por nga AKP kanë thënë se “duhet të lëshoni sallën”.

“Do të përballeni me ligjin”, tha avokatja e AgroKosova Holding.