Momenti emocionues nga Kampi Al Hawl: Riatdhesohen 4 fëmijë shqiptarë dhe një grua VIDEO

Gjysmëhëna e Kuqe siriane njofton nisjen e operacionit për riatdhesimin e familjeve shqiptare nga kampi famëkeq i Al Hawl.

Sipas organizatës humanitare, operacioni ka nisur dhe po vijon me sukses.

“Përpjekjet për të rikthyer në atdhe familjet shqiptare, dha sukses”, njofton Gjysmëhëna Siriane.

“Riatdhesimi i familjeve shqiptare pas kërkesës së qeverisë dhe palëve të interesuara”, 
vijon njoftimi.

frances
momenti
4 femije

Aktualisht, që prej mbrëmjes së djeshme 4 fëmijë dhe një grua shqiptare ka lënë kampin, ndërsa operacioni vijon.

Pak ditë më parë, në kamp mbërriti edhe këshilltari i Presidentit Ilir Kulla, i dërguari i posaçëm i kreut të shtetit për çështjen e rikthimit të familjeve shqiptare.