Momenti dramatik kur 30-vjeçari bie nga teleferiku në Brezovicë VIDEO

Para pak minutave në qendrën e skijimit në Brezovicë një person ka rënë nga teleferiku, raporton Gazeta Express. Ai për momentin është duke u transferuar për trajtim në spitalin e Ferizajt. Bëhet fjalë për një 30-vjeçar, i cili ka marrë lëndime në kokë.

Personi në fjalë raportohet të ketë marrë lëndime trupore në kokë dhe këmbë.

https://www.youtube.com/watch?v=GGJbGS41LM0&feature=emb_title

“Një person është lënduar te teleferiku. Është në autoambulancë. Gjallë është. Ka marrë disa lëndime në kokë. Bëhet fjalë për një 30-vjeçar”, ka deklaruar zëdhënësi i policisë së Ferizajt, Agim Gashi.