Momenti dramatik i shpërthimit të orteqeve në Brezovicë (VIDEO)

Ushtarët e Kosovës sot kanë arritur që të shpërthejnë disa orteqe shumë të rrezikshme në Brezovicë, e cila ka disa ditë që është mbyllur për vizitorë.
Kryeshefi i Agjencionit për Mbrojtjen e Mjedisit në Kosovë, Ilir Morina ka publikuar pamje nga vendi i ngjarjes, i cili falënderon edhe ushtarët për angazhimin e tyre.

“Falenderim i vecante per Ushtrine e Kosoves! Sa mire qe iu kemi! Shperthimi i ortiqeve ne Brezovice sot. Vazhdojme nesër!”, ka shkruar Morina.

Kujtojmë që një javë më parë, si pasojë e një orteku humbi jetën zv/ministri Arian Daci, shkak për të cilin edhe u mbyll qendra turistike në Brezovicë.

Ballkani.info ka raportuar sot për këto shpërthime

Lexoni këtu: Shpërthehet orteku te Qafa e Luanit dhe Foleja e Shqiponjës nga FSK-ja, tjetri nesër (Foto)