Momentet e tmerrit kur gruaja laget me benzinë dhe digjet në autobusin e Parisit FOTOT

Disa imazhe të pubikuara kanë kapur momentin kur një grua është ndezur në një ‘top zjarri’ në një autobuz në periferi të Parisit kur një sulmues e lagu atë me benzinë dhe më pas i vuri zjarrin.

Gruaja 54-vjecare pësoi djegie të rënda kur një grup djemsh hipi në autobuzin në Noisy-le-Sec, në lindje të kryeqytetit francez.

Video e rëndë të cilën shumica e mediave vendosën të mos publikonin, tregon gjithashtu një burrë me një fikëse zjarri qe i shkon ne ndihme, ndërsa gruaja dëgjohet që ulëret nga dhimbjet.

Policia tha se sulmi kishte ndodhur të shtunën rreth orës 19.00.

Teksa autobuzi po udhëtonte në zonën urbane të Seine-Saint-Denis disa burra u ngjitën në të dhe një prej tyre në dukje pa arsye hodhi benzinën mbi gruan 54 vjeçare. Shoqëruesja e saj gjithashtu u lag me lëndën djegëse.

Dje policia tha se ka arrestuar një burrë 41 vjeçar. Suli beoshet se është një krim i momentit dhe jo i lidhur me bandat vendase.

Disa imazhe të pubikuara kanë kapur momentin kur një grua është ndezur në një top zjarri në një autobuz në periferi të Parisit



Një sulmues e lagu atë me benzinë dhe më pas i vuri zjarrin, ne dukje pa motiv.



Shoqëruesja e saj gjithashtu u lag me lëndën djegëse.