Alpha Show

Momente gati intime mes Erës dhe Noizyt në koncertin Alpha Show – reperi i vendosi dorën në bel dhe në ijë

Noizy dhe Era Istrefi kanë shkëmbyer çaste gati intime gjatë performancës së tyre në koncertin Alpha Show.

Në videot e panumërta të publikuara në Instagram, dyshja janë parë tejet të afruar me njëri-tjetrin.

Era Istrefi ishte e ftuar speciale në mega-koncertin e Noizyt, Alpha Show, që u mbajt të enjten në stadiumin Air Albania.

Dy artistët elektrizuan skenën dhe “çmendën” publikun kur performuan bashkëpunimin e tyre “Ama”.

Gjatë performancës, Noizy dhe Era u panë tejet të afruar me njëri-tjetrin, derisa reperi më pas i vendosi dorën në bel dhe në ijë. 

Foto: Era Istrefi dhe Noizy / Instagram