Një infermiere ka vendosur të festojë nga spitali, duke dhuruar caste emocionuese edhe për të sëmurët.

Bëhet fjalë për Pashke Topaja, e cila iu ka dhuruar vezën e Pashkës të infektuarve.

Fotoja është publikuar në Facebook nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

“?Infermiere Pashke Topjana sot në këtë ditë Pashke është në shërbim të të sëmurëve me #covid19 në spitalin infektiv. Ajo ka dashur që të ndajë gëzimin e festës me pacientët që si Pashka, kanë shumë nevojë të ndjejnë ngrohtësinë familjare në këtë ditë të ringjalljes së shpresës?”, shkruan Manastirliu.

Image