Moment i sikletshëm brenda fluturakes: Behgjet Pacolli rrëfen se si i shpëtuan vdekjes ai e Milaim Zeka

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka rrëfyer për herë të parë njërin nga momentet më të sikletshme në jetën e tij.

Pacolli, mbrëmjen e djeshme ka treguar një rast ku ka parandaluar një aksident në aeroplanin e tij, i cili me shumë gjasë do të ishte fatal për të dhe gjithë ekuipazhin.

Ai ka treguar se bashkë me të ishte edhe gazetari dhe ish-deputeti Milaim Zeka.

“Mua më ka ndodh një gjysmë incidenti i tillë bile ka qenë Milaim Zeka me mua në aeroplan. Para se të nisem, dikush nuk e ka mbyll vetëm një ‘tap’ të aeroplanit dhe në moment që hyn ajri nëpër rezervarin e kerozinës, krijohet një kompresion dhe ndodh shpërthimi” ka deklaruar Pacolli.

Pacolli, tregon se piloti i aeroplanit nuk e ka vërejtur këtë ‘defekt’, por për fat të mirë ka qenë vetë Pacolli që e ka parë prej dritares së tij.

“Mos ta kisha parë unë, ai do të nisej ashtu dhe në moment i them ndalu dhe i fik motorat, ku zbulohet çdo gjë dhe i ikim një tragjedie” shton tutje ai