Kryetari i PSD’së, Dardan Molliqaj ka komentuar zgjedhjen e Dritan Abazoviq në krye të qeverisë së Malit të Zi. Thotë se ai e arriti këtë, përveç tjerash, edhe për shkak të luftës Ukrainë-Rusi.

“Për mua pjesa që paraqet edhe lajm edhe gëzim nuk është fakti që është shqiptar, sigurisht që po, por mos të harrojmë se unë kam parë reagime të njëjta kur ky i njëjti në këtë mandat ka krijuar një qeveri paraprake ku në mënyrë historike e kanë kritikuar, sharë e lavdëruar…”, tha Molliqaj në emisionin Pressing në T7.

“Mendoj se leximin që duhet me kuptu secili prej neve, Abazoviq është kryeministër për shkak të zhvillimeve që po ndodhin në botë, ekskluzivisht marrëdhënieve në mes të Ukrainës dhe Rusisë dhe nevojës për një rreshtim të qartë të Malit të Zi, i cili me qeverinë paraprake ishte i pamundshëm”, shtoi ai.

“Abazoviqi një prej punëve të para që ka me i bo, ka me hy në Ballkanin e Hapur. I ka detyrat e qarta se çka ka me bo”, theksoi Molliqaj.