Kreu i PSD-së

Molliqaj: Vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja, por me gjasë PSD nuk do të marrë pjesë

Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj, edhe pse nuk lë paraqitje pa kritikuar kreun e VV-së, Albin Kurti, megjithatë ka një përbashkët me të.

Shkaurja e zgjedhje të reja është ajo që i bashkon ish-shokët e idealit.

Molliqaj e tha edhe të hënën mbrëma se është pro shkuarjes në zgjedhje të reja dhe se kështu do të ndodhë nëse nuk zgjidhet Presidenti.

“Nëse nuk ka zgjedhje të Presidentit, vendi shkon në zgjedhje të reja. Zgjedhjet janë rruga e duhur, dhe çdo koalicion duhet t’i nënshtrohet vullnetit qytetarë”, ka thënë Molliqaj në Kanal 10.

Ai ka thënë se nëse zgjedhjet janë të menjëhershme, me shumë gjasa nuk do të marrin pjesë në këtë zgjedhje.

“Në rrethanën aktuale në zgjedhjet e shpejta nuk marrim pjesë sa për të siguruar një, dy apo tre deputetë. Nuk jemi në politikë sa për të qenë dikush deputet apo ministër”, ka deklaruar ai.